Dita 5, aktivitet e Atletikës gjatë Javës Evropiane të Sportit

Nxënës të klasave të pesta të tri shkollave të qytetit të Gjilanit kanë marrë pjesë sot në lojërat për fëmijë, të titulluara “Be Active-Atletika për fëmijë-Gjilani 2019” si pjesë e projektit Java Evropiane e Sportit e organizuar nga MKRS dhe Komisioni Evropian.

Organizatorët e cilësuan këtë ngjarje si të veçantë, për faktin se më tepër ka pasur karakter edukativ sesa garues.

Për aktivitetin janë prononcuar Daut Thaçi, koordinator i “Javës Evropiane të Sportit” dhe Fatlum Grajçevci, koordinator i programit “Atletika për fëmijë”.

Pjesëmarrësit të kënaqur thanë se kanë kaluar një ditë me atmosferë të bukur e me plot emocione. Arbnora Berisha, trajnere e atletikës, Ali Maukoç, pjesëmarrës dhe Afrim Mehmeti, profesor i Kulturës Fizike u shprehën të kënaqur dhe të lumtur me aktivitetin e organizuar.

Në fund u tha se programi në vete pasqyron vlerat e aktivitetit fizik, disiplinës, respektit dhe socializimit. Pjesëmarrësve të lojërave për fëmijë iu ndanë mirënjohje.