Loading Events
  • This event has passed.

PANAIRI I SPORTIT – KOMITETI OLIMPIK I KOSOVËS

Data: 27.09.2018

Ora:    10:00 (Panairi do të zgjasë një orë)

Vendi: Komunat: e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt, Vitisë, Drenasit, Vushtrrisë, Dragashit, Deçanit, Lipjanit, Rahovecit, Obiliqit, Skënderajt

Panairi organizohet në të njëjtën ditë në të gjitha vendet. Zakonisht Panairet mbahen në sheshet e komunave.

Panairi organizohet në bashkëpunim edhe me komunat përkatëse. Në panair marrin pjesë klubet e ndryshme sportive të komunave përkatëse dhe fëmijët e shkollave fillore të komunave përkatëse.

Qëllimi i Panairit është që klubet sportive të asaj komune të paraqesin ofertat e tyre tek fëmijët e shkollave fillore, të cilët do të mund të vendosnin se cili sport është më atraktiv dhe më joshës për t’u marrë me të.

Komunat zakonisht ftojnë klubet dhe shkollat fillore për t’i sjell fëmijët. Komunat sigurojnë vendosjen e tendave, ku kryesisht qëndrojnë klubet.

Në fjalimet hyrëse marrin pjesë zyrtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të komunave përkatëse.