
Jo rastësisht është menduar që Java Evropiane e Sportit të filloj me këtë konferencë që trajton çështjen e barazisë gjinore dhe diveristetit, duke ritheksuar kështu prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në veçanti të Ministrisë së Kulturës, Rinisë së Sportit për fuqizimin e
pozitës së grave dhe vajzave në sport. Në këtë kuadër dhe në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kornizën ligjore në fuqi, MKRS është e fokusuar në fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave në sport e sidomos avancimit të pozitës së tyre duke adresuar politika të avancuara në fushën e barazisë gjinore në kuadër të procesit të avancimit të kornizës ligjore
dhe institucionale në fushën e sportit”, tha ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, në fjalën hyrëse të konferencës “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”