Aktiviteti virtual i Javës Evropiane të Sportit “Sfida BeActive”
23-30 Shtator 2021

Të nderuar pjesëmarrës,

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor ka kënaqësinë që t’ju ofroj mundësinë që të jeni pjesë e aktivitetit “Sfida BeActive” për vitin 2021..

Për të qenë sa më afër jush dhe për t’ju përshtatur rrethanave me pandeminë kemi menduar që aktivitetet fizike të realizohen edhe në mënyrë virtuale.

 

Qëllimi i Sfidës është:

Të ju ofrojmë një mundësi pjesëmarrësve që të jenë fizikisht aktiv për të paktën 5 ditë në secilën komunë apo vend ku ata jetojnë apo janë prezent.

Aktiviteti fizik të përmbajë edhe pjesën ku do të angazhoheni me teknologjinë e cila është bërë edhe pjesë e aktiviteteve tjera ditore.

Pasi të kryhet aktiviteti i sfidës për të gjithë pjesëmarrësit që e kryejnë sfidën do të ketë edhe dhurata të Javës Evropiane të Sportit BeActive, të cilat do ti sjellim në komunat tuaja sipas orareve që do ti publikojmë.

 

Informata dhe rregulla për pjesëmarrje

Sfida Java Evropiane e Sportit përbëhet nga 5 aktivitete të cilat duhet të realizohen brenda datës 23-30 shtator 2021.

Këto aktivitete përbëjnë:

  • Vrapim 2km
  • Ecje 3km
  • Ngasje biçikletë 5km
  • Vrapim 3km
  • Ecje 4km

Preferohet që aktivitetet të realizohen një ditë aktivitet një ditë pushim në mes të 5 aktiviteteve, por ju mund të zgjedhëni edhe të ndryshoni ditët e aktivitetit.

Sfida BeActive duhet të realizohet brenda periudhës kohore 23 Shtator deri më 3 Tetor 2021.

Për të qenë pjesë e sfidës duhet të shkarkoni aplikacionin nga Play store me emërtimin “Java Evropiane e Sportit”

Pasi të kenë shkarkuar aplikacionin duhet të hapni atë dhe të regjistroheni në menynë regjistrohu.  Pasi të kenë dhenë informatat e nevojshme dhe të jeni regjistruar do të ishte mirë që të na dërgoni një selfie nga menyja në aplikacion në vendin ku gjendeni për të na treguar që do të jeni pjesë e sfidës.

Me datën 23 shtator mund të filloni aktivitetin e parë 1) 2km vrapim, në cilido vend që dëshironi.  Për të realizuar këtë ju duhet një aplikacion që funksionon me GPS nga telefoni që mund të matë gjatësinë dhe kohën e kaluar për vrapimin 2km.

Pasi të kryeni vrapimin ju mund të ndalni kohën kur keni kaluar 2km dhe të ruani një foto screenshot ku shihet distanca e kaluar për 2km dhe koha e kaluar në minuta dhe sekonda.  Gjithashtu duhet të dërgoni një selfie ditën kur e keni realizuar vrapimin nga aplikacioni Java Evropiane e Sportit.

Në një vend kur keni qasje në internet mund të ngarkoni rezultatet duke u kyçur në menynë “ngarko rezultatin” në mënyrë që të ngarkoni të dhënat e kërkuar e gjithashtu edhe një screenshot nga aktiviteti juaj i ditës së parë vrapim 2km.

Edhe për 4 aktivitetet tjera ju duhet të përcillni procedurat e njëjta sikurse për aktivitetin e parë vrapim 2km.

 

Shpërblimet për pjesëmarrësit që e kryejnë ”Sfidën BeActive”

Për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë edhe shpërblime (një pako BeActive) nga organizatorët.

Pakot BeActive do të shpërndahen në secilën komunë pas mbarimit të Javës Evropiane të Sportit në ditët dhe orët e caktuara.

 

Ju dëshirojmë qaste të këndshme!