
Me pjesëmarrjen e nxënësve të komuniteteve të ndryshme nga shumë shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë, sot në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit” janë mbajtur lojëra të ndryshme të sporteve shkollore të cilat po mbahen nën patronatin e z. Kujtim Gashi ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosove, i cili me këtë rast tha se ky aktivitet të vetmin qëllim e ka nxitjen e pjesëmarrjes të të gjitha moshave me aktivitete sportive.
Ndërkaq, koordinatori nacional i “Javës Evropiane të Sportit”, Daut Thaçi tha aktiviteti i sotëm në Suharekë është një aktivitet i veçantë pasi që financohet nga Komisioni Evropian.
Fëmijët pjesëmarrës të komuniteteve të ndryshme, për të cilët edhe ishte organizuar sot ky aktivitet u shprehen të kënaqur me pjesëmarrjen e përbashkët. Verona Shurdhaj, Egzona Tahiri dhe Liridona Makreshi, nxënëse, ndanë përshtypjet e tyre për aktivitetin e organizuar.
Aktiviteti “Java Evropiane e Sportit” në Kosovë vazhdon nesër me garat në not dhe peshkim.