
Në palestrën e Fakultetit te Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, sot u mbajtën gara te Sporteve Universitare të Kosovës, në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit”.
Duke folur për ecurinë e aktiviteteve të Javës, me theks të sporteve universitare, Daut Thaçi, koordinator nacional i “Javës Evropiane te Sportit” për Kosovë, tha se deri më tani rrjedha e tyre po shkon sipas agjendës së paraparë.
Diellza Kelmendi, nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës shpreson se këto aktivitete do të kenë ndikim tek të gjitha moshat pa dallim.
Ndërkaq, për të qenë sa më të shëndetshëm, Getta Beqa, Kampione e Botës në Fitnes dhe Xhuda Kruti, volejbolliste e ekipit M-Technologie Prishtina, bënë ftesë për pjesëmarrje sa më aktive nëpër aktivitete të ndryshme sportive.
Për fituesit e garave të sotme në Sportet Universitare të Kosovës, federata e këtij sporti ndau medalje.