Dita 6, aktivitetet e Fitnesit në #BeActiveNight

“Java Evropiane e Sportit” ka vazhduar me aktivitete të Fitnessit në palestrën Gym në Prishtinë me aktivitetin e natës në kuadër të kësaj jave.

Menaxheri i kësaj palestre, Plator Selimi, tha se interesimi për këtë sport është në rritje e sipër.

Arsim Qiriqi, njeri nga trajnerët e fitnesit, tha se këtë pune e bënë me shume përgjegjësi.

Ndërkaq trajnerja Fahrije Huskovci përshkruan zhvillimin e këtij sporti ndër vite në vendin tonë.

Për të bërë palestër, në Gym kishin ardhur edhe sportistë nga fushat tjera të sportit. Dren Kastrati, sportist në Federatën e Ping Pongut dhe Erisona Maliqi, futbolliste, thanë se ushtrohen vazhdimisht për të qenë aktiv.

Në fund të aktivitetit të sotëm, pjesëmarrësit dhe trajnerët njëzëri ftuan qytetarët që të aktivizohen gjatë javës Evropiane të Sportit në Kosovë