Dita 6, aktivitetet e Peshkimit për persona me nevoja të veçanta gjatë Javës Evropiane të Sportit

Liqeni i Badovcit ka qenë stacioni i radhës i programit Java evropiane e sportit. Dita e gjashtë e këtij aktiviteti të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komisionit Evropian ka mbledhur persona me aftësi të kufizuara në një garë peshkimi.

Daut Thaçi, koordinator i “Javës Evropiane të Sportit” dhe Njomza Emini, kryetare e Komitetit Paraolimpik të Kosovës u shprehën për organizimin në fjalë.

Pjesëmarrësit ishin të lumtur që kaluan një ditë të bukur bashkë, duke theksuar nevojën për më shumë rekreacion e argëtim. Pjesëmarrëset Arzie Lakna, Zejnullah Kamberi dhe Lumnije Rulani ndanë përshtypjet e tyre me këtë rast.

Pjesëmarrësit u nderuan me kupa, medalje e mirënjohje. Organizatorët falënderuan të gjithë që ishin pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë dhe atraktive.