Dita 7, aktivitetet e Çiklizmit gjatë Javës Evropiane të Sportit

Sot në Shkugëz të Gjakovës janë mbajtur gara sportive të çiklizmit, ku nikoqir i kësaj ngjarje ishte Klubi i çiklizmit Gjakova 137. Aktivitetet po mbahen në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit” të organizuara nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka qenë interesimi më i madh i Federatave të sporteve për të qenë pjësëmarrës në këtë aktivitet tha me këtë rast Osman Gashi, udhëheqës i divizionit për komunikim publik në këtë ministri.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Çiklizmit në Kosovë, Avni Nuha, çiklizmin e cilësoi si ndër sportet më të shtrenjta ne vendin tonë:

Çiklistët pjesëmarrës në këtë aktivitet ku në mesin e tyre kishte edhe të huaj, bënë thirrje që për të pasur një ambient sa më të shëndetshëm, të dilet sa më shumë me biçikleta e më pak me automjete në rrugë.

Blerton Nuha, kampion i Kosovës në çiklizëm, Aguron Hoda, e Shelton Hunter, çiklistë e cilësuan aktivitetin tejet të rëndësishëm ngase mundëson të qenit aktiv. SHELTON HUNTER: Nëse dëshironi të dilni dhe të jeni aktiv, takoni më shumë njerëz, jeni më aktiv në komunitet dhe gjëra të tilla, ky është një fillim i mirë. Çiklizmi nuk është domosdoshmërisht për profesionistë, amatorët dhe fillestaret mund të çiklojnë dhe është një fillim i mirë nëse dëshironi të kontribuoni në komunitet.

Fitues në garën e sotme të ciklizmit u shpallën çiklistët në kategorinë e sportistit aktiv, rekreativ dhe sportistit veteran, të cilët u shpërblyen me medalje.