Konferenca “Forumi për sportin” në hapje të Javës

Në ditën e parë të Javës Evropiane të Sportit, u mbajt edhe “Forumi për sportin”, një takim i të gjithë akterëve që merren me zhvillimin e kësaj fushe në Republikën e Kosovës.

Në lidhje me aplikimin e Ligjit për sponsorim, forumit iu drejtua Ilir Murtezaj, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, i cili tha se ky institucion është përkrahës i zhvillimit të sportit në Kosovë.

“Sportisti i shekullit” Ferid Zekolli i cili ishte pjesëmarrës në “Forumin për sportin” u shpreh shumë optimist për mundësinë e komunitetit sportiv që të ballafaqohet me vendimmarrësit për problemet kyçe në fushën e sportit dhe të edukimit sportiv.

Për konferencën e sportit janë shprehur edhe ish-basketbollisti dhe kontribuesi në sport, Ferdi Zekonilli dhe Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha. Për më tepër ndiqni videon.

Ndërsa, Kaltrina Zeka, ambasadore e Javës Evropiane në Kosovë u bëri ftesë qytetarëve që të marrin pjesë në aktivitete që synojnë shëndetin e mirë dhe zhvillimin e sportit. Java Evropiane e Sportit në Kosovë vazhdon nesër me garat në ping pong, boulling dhe fitnes.