
#BeActive është një thirrje për veprim për t’i bërë evropianët të lëvizin! Java Evropiane e Sportit synon të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik në të gjithë Evropën. Java është për të gjithë, pavarësisht nga mosha, formimi apo kualifikimi dhe niveli i fitnesit.
Java Evropiane e Sportit do të mbahet për herë të parë në Kosovë dhe organizohet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
