Projekti EWOS 2020-2022 paraqitet në Forumin Sportiv të BE
Forumi Sportiv i BE-së është një ngjarje vjetore e organizuar nga Komisioni Evropian në mbështetje të dialogut të vazhdueshëm me komunitetin sportiv evropian dhe ndërkombëtar.
Është një pikë qendrore e takimeve midis organizatave sportive, përfaqësuesve të institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që shkëmbejnë pikëpamjet mbi politikat aktuale dhe të ardhmen e sportit. Mesazhi që u nxorr nga Forumi Sportiv i BE-së për këtë vit është “Sporti Evropian: gjithëpërfshirës dhe i përshtatshëm për një të ardhme të qëndrueshme, barazia dhe solidariteti si parime dhe vlera kryesore të një modeli sportiv Evropian.

Disa momente gjatë Forumit të Sportit në Lille, Francë ku është duke marrë pjesë Kordinatori Nacional Iber Alaj me projektin “EWOS 2020-2022”.